PD kërkoi dëgjesë me Autoritetin e Konkurrencës për rritjen e çmimit të miellit/ Shtyhet mbledhja e Komisionit të Ekonomisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD kërkoi dëgjesë me Autoritetin e Konkurrencës për rritjen e çmimit të miellit/ Shtyhet mbledhja e Komisionit të Ekonomisë

Shtyhet me afat të pacaktuar mbledhja e Komisionit për Ekonominë e njoftuar për t’u zhvilluar ditën e nesërme.

Shkak për shtyrjen e mbledhjes është bërë gjendja shëndetësore e Kryetares së Komisionit të Konkurrencës Juliana Latifi, e cila ishte thirrur me kërkesë të Partisë Demokratike për rritjen e çmimit të miellit. Dyshohet se në bazë të një raporti mjekësor Latifi është e infektuar me Covid-19.

Pershendetje.
Ne lidhje me mbledhjen e Komisionit per Ekonomine dhe financat, e njoftuar per tu zhvilluar diten e neserme, date 13.10.2021, ne oren 09:00, ju bej me dije se nga ana e perfaqesuesve te Autoritetit te Konkurrences jemi njoftuar per pamundesine e Kryetares znj. Juliana Latifi per te marr pjese ne kete seance degjimore per arsye shednetesore dhe per keto arsye eshte kerkuar shtyrja ne nje date tjeter e seacnes degjimore.
Shtyrja e kesaj mbledhje eshte kerkuar e ndikuar nga gjendja shendetesore e Kryetares se Komisionit te Konkurrences, Znj. Juliana Latifi e cila ne baze te nje raporti nga mjeku I familjes, dyshohet e infektuar me COVID-19 dhe per pasoj i eshte kerkuar te karantinohet.
Raporti i leshuar nga mjeku i familjes ju eshte derguar ne e-mail tuaja zyrtare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy