Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të nisë kurbën rënëse gjatë vitit 2023. Guvernatori Gent Sejko, gjatë mbledhjeve vjetore të FMN dhe Bankës Botërore, tha se për të zbutur rritjen e çmimeve, Banka Qendrore ka ndërhyrë duke ndryshuar normën e interesit.

 

“Inflacioni vazhdon të mbetet një sfidë kryesore për stabilitetin makroekonomik, rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike të vendit, pavarësisht se ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet. Inflacioni është rritur ndjeshëm dhe pritet të ulet gjatë vitit 2023. Marrja e masave për zbutjen dhe kthimin e tij në objektiv është në fokus kryesor të punës së bankës qendrore. Fillimi i normalizimit të politikës monetare ka qenë i nevojshëm për të zbutur këtë tregues, ndërkohë që ka pasur një vigjilencë të shtuar ndaj normave më të larta të interesit për të ruajtur stabilitetin financiar”, u shpreh Sejko.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së mbështetën ndryshimin e kursit të politikës monetare të ndërmarrë nga BSH-ja, si dhe shtuan se kushtet monetare janë ende akomoduese, pavarësisht nga rritjet e njëpasnjëshme e normës së interesit.