Vala e shtrenjtimit të çmimeve tejkalon parashikimet/ Sejko: Inflacioni do jetë mbi 3% këtë vit!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vala e shtrenjtimit të çmimeve tejkalon parashikimet/ Sejko: Inflacioni do jetë mbi 3% këtë vit!

Vala e shtrenjtimit të çmimeve nuk ka të ndalur dhe sipas Bankës së Shqipërisë ky fenomen ka rezultuar më i fortë se pritshmëritë.

 

Por, Banka Qendrore përsërit qëndrimin e saj se tregjet do të normalizohen brenda 6 mujorit të parë. Në një analizë të situatës ekonomike në vend, kreu i Bankës së Shqipërisë evidentoi arsyet e rritjes së shpejtë të inflacionit gjatë muajit dhjetor.

 

Advertisement

“Inflacioni është prezent kudo, në çdo mall dhe shërbim bazik. Por përshpejtimi i tij gjatë muajit dhjetor, i cili arriti në 3.7% erdhi si pasojë e shtrenjtimit të ushqimeve të përpunuara, si dhe prej çmimeve të naftës.”

 

Ndonëse rigjallërimi i aktivitetit ekonomik në tërësi dikton rritje të të gjithë sektorëve, disa prej tyre do të përballen me kosto të shtuara, ndërsa inflacioni do të jetë mbi objektiv.

 

Advertisement

“Zgjerimi i kërkesës për mallra dhe shërbime do të ndikojë në rritjen e të gjithë sektorëve në tërësi të ekonomisë, por disa prej tyre do të përbllen me kosto të rritura për produktet bazë dhe ato të energjisë. Inflacioni do të jetë mbi 3 % mbi objektivin tonë, pasi do të reflektojë çmimet e tregjeve ndërkombëtare.”

 

Në këto kushte, Këshilli Mbikëqyrës mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, por paralajmëroi ndërhyrjen në muajt në vijim.

 

Advertisement

“Ky normalizim do të nisë në muajt në vijim dhe do të vijojë të shtrihet gradualisht për një periudhë afatmesëm.”

 

Por, çfarë ndodh nëse rritja e çmimeve do të vijojë edhe përtej parashikimeve të skenarit bazë të Bankës së Shqipërisë që është mesi i këtij viti? E gjithë kjo situatë do të sillte një shtrëngim më të madh monetar, çka përkthehet në rritje më të shpejtë të normave të interesit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy