Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për Ruenca Haxhiajn, këngëtaren që njihet me emrin Enca.
Këngëtarja u arrestua pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e saj në Lundër u gjetën disa vazo ku kultivohej kanabis sativa.
Mbrojtja pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë, nuk është i nevojshëm pasi nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit.
Avokatët e saj e konsideruan arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka patur urdhër arresti nga gjykata por vetëm iniciativë të OPGJ.
Vetë Enca, nuk ka folur për togat e zeza, ndërsa gjatë marrjes në pyetje, ka deklaruar se mbjellja e bimëve është bërë si përdoruese e kanabisit dhe për kuriozitet.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";