Këto pamje tregojnë grabitjen që ndodhi mëngjesin e kësaj të shtunë në një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit.

 

Pamjet janë shpërndarë nga policia e Tiranës e cila ka ofruar 5 mijë euro për çdo qytetar që ndihmon hetuesit në zbulimin e identifikimit të autorit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siç duket edhe nga pamjet, i riu me kapele, rroba të errëta dhe me maskë anticovid është futur në dyqan dhe pasi ka gjetur derën e hapur të vendit ku mbaheshin paratë, është futur me shpejtësi dhe ka shtyrë njërën nga punonjëset, duke i drejtuar armën. Pasi ka marrë shumat e parave, ai kontrolloi dhe sirtarët e tjerë dhe më pas është larguar me biçikletë nga vendngjarja.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 7:06 minuta, orar që rruga nuk ka shumë lëvizje, çka e ka bërë më të lehtë për autorin që të kryejë vjedhjen dhe më pas të largohet me biçikletë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Personi është ende i paidentifikuar nga policia, ndërkohë që shuma e përafërt që i riu ka arritur që të marrë nën kërcënimin e armës, sipas dëshmisë së punonjësve, është rreth 30 mijë euro.

 

Aktualisht Policia e Tiranës po verifikon disa persona që janë të skeduar në krime vjedhjesh, apo persona me precedentë të mëparshëm penal për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";