Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Kozare të Kuçovës, ku 58-vjeçari, Fetah Marra vrau dhe hodhi në kanal fqinjën e tij.

Mësohet se shkak besohet një borxh që autori i kishte viktimës. Bëhet me dije se viktima dhe autori, veçse fqinj, ishin edhe krushqi me njëri tjetrin. 64-vjeçarja, jetonte me bashkëshortin e paralizuar dhe ishte nënë e 2 fëmijëve, një djali e një vajze. Nga ana tjetër, autori pas divorcit nga e shoqja jetonte i vetëm.

 

“Më ngeli në dorë, se kuptova se si vdiq”, mësohet të ketë thënë para efektivëve autori i krimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sipas policisë, në trupin e pajetë të gruas, që ishte hedhur në kanal e mbuluar me gjethe për t’u mos u gjetur, janë konstatuar shenja duarsh në fyt, si dhe ajo është gjetur e zhveshur nga mesi e poshtë.