Media serbe ‘Vesti Online’, shkruan se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, po bën presion mbi qeverinë greke për njohjen e Kosovës.

Referuar burimeve diplomatike media shkuan se, “është e rëndësishme për Uashingtonin që Athina ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara vazhdimisht të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, i cili është planifikuar në mes të qershorit”.

“Ideja është të ‘dobësohet’ pozicioni i Serbisë me “njohjen greke” dhe të tregohet që pavarësia e Kosovës është punë e kryer.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se në rast se Greqia i nënshtrohet presionit të SHBA-ve dhe e njeh Kosovës, kjo do të nënkuptojë shkelje të marrëveshjes së Washingtonit, pas së cilës Serbia mund dhe duhet të fillojë fushatën e çnjohjeve”, thuhet në artikullin e mediumit, raporton gazeta Express në Kosovë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në artikull thuhet gjithashtu se Amerika po i kuzhtëzn grekët me ndihmë financiare, investime, hua të reja dhe riprogramimin e huave të vjetra.

Me tej theksohet se nëse Greqia e njeh Kosovën atëherë ka të ngjarë që Spanja, Rumania, Qipro dhe Sllovakia do të ndjekin shembullin e njëjtë.