Vuçiç: SHBA dhe BE dëshirojnë vetëm që Serbia ta njohë Kosovën, ja si do t’i përgjigjemi ne

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vuçiç: SHBA dhe BE dëshirojnë vetëm që Serbia ta njohë Kosovën, ja si do t’i përgjigjemi ne

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se porositë nga Prishtina, Brukseli dhe Uashingtoni tregojnë se ata dëshirojnë vetëm që Serbia ta njohë Kosovën, por që përgjigjja e Serbisë ndaj gjithë kësaj, do të jetë “durimi dhe toleranca”.

Këtë deklaratë Vuçiq e ka bërë në një konferencë për media në Kurshumli, pas takimit që ka pasur me përfaqësuesit e partive politike të serbëve të Kosovës.

Në këtë mënyrë ai i është përgjigjur edhe pyetjes se a ka mundësi që statusi i Kosovës të zgjidhet në relacionin Prishtinë-Bruksel- Uashington, pa Beogradin.

“Do të shohim se çfarë do të thonë për Marrëveshjen e Uashingtonit. Po e shoh që nuk po u pëlqen. E vetmja gjë që do të dëshironin është që Serbia ta pranojë Kosovën. Në rast se ata mendojnë që kjo realisht është e mundur, atëherë, lum si ata. Ne nuk mendojmë ashtu”, tha Vuçiq.

Advertisement

“Më mirë t’i lëmë ata që ta tregojnë nervozizmin, ndërkaq që ne, do të vazhdojmë të merremi me fuqizimin e ekonomisë tonë”, theksoi presidenti serb.

Vuçiq e ka falendëruar popullin serb në Kosovë

Para se të bënte këto deklarata, Vuçiq bisedoi me përfaqësuesit e Listës Serbe, e cila në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë më 14 shkurt, në mjediset me shumicë serbe, fitoi numrin maksimal prej 10 ulëseve për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Ai falënderoi popullin serb të Kosovës, duke theksuar që më shumë se 43.800 vota i ka fituar Lista Serbe, në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, të mbajtura më 14 shkurt “ndërkohë që ata që tentuan të sjellin përçarje brenda popullit serb, kanë marrë rreth 1.300 vota. Pavarësisht që disa kanë investuar shumë para që t’i përçajnë serbët, nuk patën sukses”, theksoi Vuçiq.

Advertisement

Ai deklaroi që është arritur pajtimi që të rimëkëmbet Qendra klinike-spitalore në Mitrovicën e Veriut dhe të ndërtohet një Qendër klinike-spitalore në Graçanicë, mjedis ky me shumicë serbe në pjesën jugore të Kosovës.

Përveç këtyre, siç ka theksuar ai, do të punohet edhe rruga magjistrale nga vendkalimi kufitar në Jarinjë e deri në Mitrovicën e Veriut, ndërkaq që Serbia do të investojë shtatë milionë euro për objektin e universitetit në Mitrovicën e Veriut.

Ndihma për serbët e Kosovës – të papunësuarve nga 200 dhe fëmijëve nga 100 euro

Vuçiq deklaroi se është arritur pajtimi që të sigurohet ndihma financiare, jo ndaj atyre që janë lajmëruar, por ndaj atyre që jetojnë në Kosovë. Ata që janë të papunë në Kosovë, siç tha ai, mund të presin ndihmën prej 200 eurove, ndërkaq që për secilin fëmijë do të sigurohen nga 100 euro.

Advertisement

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë që suksesi i këtij subjekti politik, të cilin ai e ka udhëhequr në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, nuk është vetëm fitore e tij, “por, fitore e unitetit serb”.

Ai e ka falënderuar Vuçiqin për takimin e përbashkët me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Takimi është mbajtur në kazermën ushtarake “Kryengritja e Toplicës” në Kurshumli.

Pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe, pasoi një takim tjetër, në të cilin përveç drejtorit të Zyrës për Kosovën të Qeverisë se Serbisë, Petar Petkoviq, kryetarit dhe nënkryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq, ishin të pranishëm edhe kryetarët e organeve të përkohshme të 10 komunave me shumicë serbe, si dhe përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore në Kosovë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy