Një vendgrumbullim plehrash ka marrë flakë mesditën e sotme në lagjen “ Manekaj” në Patos duke mbuluar gjithë zonën me një mjegull tymi.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve.

Si pasojë e zjarrit, re të dendura tymi kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë.

Duket se plehrat po kthehen në një minë me sahat për të gjitha bashkitë e qarkut edhe pse inceneratorët i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë miliona euro./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";