Greqia ka vendosur që të vaksinojë edhe fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç kundër koronavirusit.

Vendimi u mor mesditën e sotme në një mbledhje të posaçme të institucioneve që merren me politikat e shëndetit publik, ku të pranishëm ishin edhe ministri i Shëndetësisë dhe kryeministri grek Mitsotakis.

Gjatë mbledhjes, Profesori i Sëmundjeve Infektive Sotiris Tsiodras tha se vaksinimi i fëmijëve do të luante rol vendimtar në rihapjen normale të shkollave, raporton abcneës.al.

“Besoj se vaksinimi i nxënësve nga mosha 12 deri në 17 kundër koronavirusit do të luajë një rol të rendësishëm në drejtim të normalizimit të mësimdhënies”, tha ai gjatë mbledhjes së sotme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu, Greqia po merr në konsideratë vendimin për të vaksinuar me detyrim edhe mësuesit e priftërinjtë krahas stafit të spitaleve, të cilët patën afat deri më datë 1 shtator që të merrnin të paktën një dozë.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";