Zv/ministrja e Shëndetësisë në Greqi: Ku ka shpërthime të COVID-19 në shkolla, do të mbyllen, fëmijët nuk i detyrojmë të vaksinohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zv/ministrja e Shëndetësisë në Greqi: Ku ka shpërthime të COVID-19 në shkolla, do të mbyllen, fëmijët nuk i detyrojmë të vaksinohen

Zv.ministrja e Shëndetësisë në Greqi, Mina Gaga deklaroi se do të ndjekë strategjinë e mbylljes së shkollave në rast se do të ketë përhapje masive të rasteve me Covid.

“Ne fillojmë me masa shumë të kujdesshme. Ne do të jemi në krye (të situatës), do të monitorojmë. Protokolli është i rreptë. Nëse ka një shpërthim, shkolla do të mbyllet. Do të shohim, “tha zv.ministrja.

Gaga theksoi se Greqia nuk ka për të detyruar asnjë nxënës mbi 12 vjeç të vaksinohet edhe pse rekomandimi thotë të kundërtën.

“Ne fillojmë me masa shumë të rrepta. Ekziston një rekomandim i fortë për vaksinim (për studentët e moshës 12 vjeç e lart), por nuk do t’i detyrojmë fëmijët të vaksinohen, pavarësisht se e rekomandojnë atë “, tha Gaga.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy