Vaksinohen të moshuarit mbi 80 vjeç në Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vaksinohen të moshuarit mbi 80 vjeç në Durrës

Edhe të moshuarit mbi 80 vjeç në qytetin e Durrësit morën këtë të martë dozën e parë të injeksionit.

Procesi i vaksinimit u ndoq nga afër nga kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, raporton Vizion Plus.

Me ardhjen e 15.210 dozave nga kompania Pfizer mbrëmjen e të hënës, pritet të mbyllet vaksinimi i të gjithë bluzave të bardha ndërsa procesi do vazhdojë më pas me mësuesit.

 

Advertisement

Do vijojmë me vaksinimet. Do përfundojmë stafin mjekësor dhe më pas vijojmë me të moshuarit plus 80. Me ardhjen e astra Zeneca fillojmë me mësuesit. Do vaksionohen në shkolla. Mjekët dhe infermierët mbarojnë brenda 15 marsit. Sepse jemi duke i vlerësuar për covidin.

 

Deri më tani e kanë marrë injeskionin më shumë se 11 mijë mjekë e infermierë. ndërkohë krahas vaksinave nga AstraZeneca, në muajin prill pritet të mbërrijnë në vend dhe 30 mijë doza të tjera nga kompania Pfizer.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy