Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Arjan Dodaj ka dhënë mesazhin e tij në meshën e së dielës në Katedralen e Shën Palit me rastin e ditës së Pashkëve.

 

Arqipeshkvi dha mesazh paqeje duke thënë se të gjithë duhet ta nisin pajtimin e kërkimin e faljes nga vetja duke bërë që bota të shihet në një perspektivë tjetër.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pra Krishti është garantuesi i dinjitetit të njeriut në çdo situatë e kundër çdo dëftimi të së keqes. Shën Gregori nënvizonte, është shfaqur një brezni tjetër, një jetë tjetër, një ndryshim i vetë natyrës sonë. Ti je në këtë botë, por nuk je i kësaj bote.
Ti je kalimtar si të gjithë të tjerët, por për jetën e pasosur je për të dhënë dritë, vlera, pasuri, pajtim e paqe, të mos e pretendojmë këtë jetë, mos pretendo pajtim nga të tjerët, por ji ti pajtimi që pretendon. Mos kërko falje nga të tjerët, por jepe ti faljen që pretendon e mirëkuptimin dhe do të shohësh që bota që të rrethon është krejt një perspektivë tjetër”, tha Imzot Arjan Dodaj.