“Ul kokën dhe kërko falje”/ Basha “shpërthen” ndaj Ramës: Ka nxjerrë gra me prostatë e burra shtatzënë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ul kokën dhe kërko falje”/ Basha “shpërthen” ndaj Ramës: Ka nxjerrë gra me prostatë e burra shtatzënë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet nga foltorja e Kuvendit, kundrejt kryeministrit Edi Rama.

Basha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit i Rama ndërsa i kujtoi edhe John Kennedy

Në vazhdën e replikave që kanë nisur me njëri-tjetrin prej nisjes së seancës plenare, kryeministri ndërhyri duke i kërkuar Bashës të ulte zërin. “Tonin e zërit tim nuk e përcakton ti. Dil këtu dhe kërko falje. Dil nga kjo sallë ku ke hyrë përdhunshëm”, iu përgjigj Basha.

“Për uljen e çmimeve. Për taksat. 8 vjet mashtrim. Mashtron prapa. Mbeturinë e social realizimit. Hiq 51 milion euro për luksin tënd. Jeton si Sheik me taksat e popullit. Harroje shtetin shqiptar. Ja ke rritur më shumë se që nga koha e tanzimatit. Tonin e zërit tim nuk e përcakton ti. Ul kokën e kërko falje dhe dil nga kjo sallë. Dita do të vij. Mos e harro, John Kennedy . Ka një citim që s’të pëlqen. Do vij dita që do ta këndoj populli shqiptar edhe ty. Check Up ka nxjerr gra me sëmundje prostate e burra shtatzënë.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy