Presidenti Ilir Meta priti këtë të premte në Presidencë përfaqësues të pakicave kombëtare në Shqipëri.

 

Ilir Meta tha se ka një rëndësi të veçantë që të drejtat e tyre të respektohen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, ky është një element thelbësor edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 

“Shumë i lumtur të kremtoja sot në Institucionin e Presidentit, së bashku me përfaqësues të të gjitha minoriteteve dhe pakicave në vendin tonë, Ditën Ndërkombëtare për Diversitet Kulturor, Dialog dhe Zhvillim. Promovimi i paqes, i harmonisë dhe i bashkëjetesës mes etnive, si dhe domosdoshmëria e respektimit dhe mbrojtjes të të drejtave të pakicave kombëtare janë një element thelbësor për integrimin e plotë të Shqipërisë në familjen europiane. Kjo është një pasuri, që e kemi ruajtur ndër breza, ashtu siç ruajmë edhe bashkëjetesën fetare, për të cilat jemi një shembull i shkëlqyer në rajon dhe në të gjithë botën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas përfundimit të aktivitetit, kreu i shtetit ia mori valles me minoritarët.