Në 3 mars Ilir Meta dhe anëtarët e Partisë së Lirisë do të jenë në krah të PD në protestën kundër kryeministrit Edi Rama. Gjatë një konference me gazetarët, Meta deklaroi se çështja e logos së Partisë Demokratike shkon përtej demokratëve dhe ka të bëjë me fatin e pluralizmit në vend.
ILIR META
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";KRYETAR I PARTISE SE LIRISE
“Është çështje e shpartallimit të grushtit të shtetit, proces i nisur shumë herët, përmes Rama-forma, drejtësia e Surrelit që urdhëron kancelarin e gjykatës që të mos regjistrojë vendimin e gjykatësit në regjistër. Kjo është drejtësia e Surrelit. Shqiptarët në 3 mars duhet të japin një mesazh të qartë të gjithë gjykatësve, prokurorëve të mos bëhen bedela të Ramës dhe McGonigal-ëve.”
Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shfrytëzuar lidhjet me ish-zyrtarin e larte te FBI për interesin e tij politik e për te sulmuar opozitën. Kryetari i Partisë se Lirisë sqaroi edhe rrethanat e fotos se tij me Agron Nezen, i cili figuron ne dosjen e McGonigal .
“Është foto e 10 viteve më parë. Ka edhe përfaqësues diplomatik. A është Rossini aty? Nuk e di. Kur më ftojnë unë nuk i pyes kë marrim me vete. Sa i takon z. Neza njohja ime me të është e vjetër për arsye se të ndjerin vëllain e tij Agim Neza ka qenë njeri shumë i afërt i imi, ka qenë zëdhënësi im.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Meta theksoi se do te jete pjese e protestës nesër para parlamentit duke ftuar te gjithë anëtaret e partisë qe ai drejton te mblidhen para sallës se seancave plenare