6 dhjetori, Meta takon Berishën/ Kreu i Partisë së Lirisë: Jemi për Shqipërinë europiane, jo për regjimin policor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
6 dhjetori, Meta takon Berishën/ Kreu i Partisë së Lirisë: Jemi për Shqipërinë europiane, jo për regjimin policor

6 ditë para zhvillimit të protestës së opozitës, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një takim me Sali Berishën në selinë e PD.

 

Biseda mes dy aleatëve zgjati rreth 60 minuta dhe vetë Meta konfirmoi se pavarësisht paralajmërimeve të policisë, ai do të jetë së bashku me Berishën para kryeministrisë, në ditën kur zhvillohet samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Advertisement

ILIR META

 

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

Advertisement

“Nuk është çështje sigurie, është çështje Kushtetute. Jemi për Shqipërinë europiane, jo regjim policor. Në datën 6 përballë përgjegjësit për kapjen e shtetit dhe minimin e gjithë procesit të integrimit europian të Shqipërisë për vite të tëra. Sigurinë e Europës e kërcënon vetëm mafia që përdor shtetin për ta kthyer Shqipërinë në një bazë logjistike ndërkombëtare për të gjitha llojet e trafiqeve, me në krye kokainën”

 

Ilir Meta është i vetmi aleat i Partisë Demokratike, që ka deklaruar se do të jetë pjesë e protestës së 6 dhjetorit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy