SPAk tjetër letër për Kreun e Partisë së Lirisë: Verifikoni nëse mbiemrin e ka Meta apo Metaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SPAk tjetër letër për Kreun e Partisë së Lirisë: Verifikoni nëse mbiemrin e ka Meta apo Metaj

Kërkesa drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë një kopje të formularit të vetëdeklarimit të Ilir Metës, nuk është e vetmja që SPAK i ka drejtuar institicioneve shqiptare.

 

Në një tjetër shkresë, në adresë të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjëndjes Civile, e publikuar edhe nga vete kryetari i PL-së, SPAK këkon informacion mbi gjeneralitetet e Ilir Metës dhe nëse ato janë ndryshuar. Pra nëse në gjendjen civile mbiemri i ish kreut të shteti është Metaj apo Meta, pa j në fund.

 

Advertisement

Hetimet për kryetarin e Partisë së Lirisë nisin tre muaj pas kallëzimit penal të ish deputetit Halit Valteri. Në padinë e tij ai pretendon se zotëron prova që Ilir Meta ka kryer korrupsion dhe paratë e përfituara i i ka përdorur për lobim.

 

Në atë kohë Halit Valteri deklaroi se një gazetar i huaj, emrin e të cilit nuk e bëri publik i kishte vënë në dispozicion dokumente që vërtetojnë aferën korruptive të ish presidentit.

 

Advertisement

Kallëzimi penal i ish deputetit erdhi pasi në maj, një prej gazetave më të mëdha në Austri,  “Kronen Zeitung” shkruajti se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të presidentit amerikan Donald Trump.

 

Nga njëra anë SPAK dhe nga tjetra Partia Socialiste, janë dy beteja me të cilat Ilir Meta do të përballet. Në shtator Partia Socialiste do të kërkojë që të ndalojë me ligj kandidimin në zgjedhje të bashkëpunëtorëve të ish sigurimit të shtetit, ku sipas kuvendit dhe autoritetit të dosjeve ish presidenti është njeri prej tyre.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy