Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri një koment të shkurtër për gazetarët në dalje të selisë blu, aty ku takoi Sali Berishën.

 

Meta tha se aleanca opozitare përballë Ramës do të jetë e jashtëzakonshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shtoi I bindur se në 15 maj shumica e kryetaree të bashkisë dhe e këshillave bashkiake do ti përkasin opozitës.

 

“Një takim në kuadër të bashkëpunimit tonë e të kësaj aleance të jashtëzakonshme të të gjithëve për ndryshim. Në datën 15 maj shumica e kryetarëve të bashkive në gjithë Shqipërinë i përket ndryshimit dhe opozitës të bashkuar dhe pa asnjë diskutim e shumica dërrmuese e këshillave bashkiakë do i përkasë opozitës”, deklaroi Meta pas takimit që zhvilloi me Sali Berishën. 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në mungesë të regjistrimit si subject zgjedhor në zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha do të jetë I detyruar të shkojë tek Partia e Lirisë, ose trek PBDNJ dhe PR për tu përfaqësuar në zgjedhjet lokale.