Meta vizitë në selinë blu: Shumica e kandidatëve për Këshillin Bashkiak do të jenë nga opozita e bashkuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta vizitë në selinë blu: Shumica e kandidatëve për Këshillin Bashkiak do të jenë nga opozita e bashkuar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha para gazetarëve se opozita është e bashkuar drejt ndryshimit. Këto deklarata kreu i PL i bëri pas një vizite në selinë blu, për të cilën nuk dha detaje. I pyetur nga gazetarët për një koalicion ai deklaroi se shumica e kandidadëve të Këshillave Bashkiakë do të jenë nga opozita e bashkuar. Në të njëjtën kohë Meta shtoi se kandidatët e primareve janë të mrekullueshëm.

 

“Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim. Kandidatët e “Primarëve” janë të mrekullueshëm. Shumica i kandidatëve për Këshillin Bashkiak do të jenë e opozitës së bashkuar”, tha Meta.

 

Advertisement

Pavarësisht deklaratave për unifikim të opozitës ende nuk ka një koalicion zyrtar mes palëve. Nga ana tjetër, PL ka publikuar emrat për kandidatë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku bie në sy se asnjë nga të propozuarit nuk është pjesë nga partia e aleatit të tij, Sali Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy