Opozita e bashkuar/ Ilir Meta: Kandidatët e Alibeajt i nxjerr Rilindja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Opozita e bashkuar/ Ilir Meta: Kandidatët e Alibeajt i nxjerr Rilindja

Partia Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit do të shkojë e ndarë në dy grupime, nga njëra anë janë ata që mbështesin Sali Berishën dhe nga ana tjetër ata që mbështesin Enkelejd Alibeajn.

 

Madje, në 10 bashki nga 61 që janë aktualisht, PD ka dalë me dy kandidatë, të Berishës dhe Alibeajt.

 

Advertisement

Por për kreu e PL Ilir Meta, opozita e bashkuar ka vetëm një kandidat në zgjedhje, ata që kanë dalë nga Primaret.

 

Emrat e tjerë sipas Metës kanë dalë nga Rilindja.

 

Advertisement

Rilindja mund të nxjerrë sa kandidat të dojë. Opozita do nxjerrë një kandidat në të gjithë shqipërinë. Kandidatët e opozitës, janë kandidatët e primareve. Përpjekjet dhe idenë se opozita është e përçarë janë të dështuara. Ky është një skenar që e mori përgjigjen edhe në 6 mars, kur ishin në rrethana më të pafavorshme për opozitën. Tani situata është shumë e qartë dhe shumë e kthjellët. Asnjë opozitar nuk ka një votë të tepërt për ta çuar dëm.

 

Të gjitha votat do shkojnë për ndryshim dhe do shkojnë kudër Rilindjes. Nuk ka shqiptar dhe demokrat që nuk e di kush është dhe ku është PD. PD është përballë Edi Ramës, jo në xhepin e Edi Ramës. Opozita ka vetëm një kandidat në çdo bashki, sesa kandidat nxjerr Rilindja është punë e saj”, tha Meta për Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy