Ilir Meta: Opozita fiton më 14 maj; pako e Ramës, “pilulë elektorale”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ilir Meta: Opozita fiton më 14 maj; pako e Ramës, “pilulë elektorale”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në konferencën e parë me gazetarët për këtë vit, është shfaqur i bindur se opozita do të fitojë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

Meta ka listuar të gjitha ato që ai i cilëson afera korruptive, duke theksuar se Partia Socialiste për 4 vite me radhë ka pasur të gjitha bashkitë e vendit.

 

Advertisement

ILIR META

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

“Zgjedhjet e 14 Majit janë një tmerr për Edi Ramën sepse ai sot ka një pushtet që e kontrollon 100%. Opozita nuk ka asnjë anëtar as në këshillat bashkiakë. Ai e di shumë mirë se situata në 14 Maj do të jetë një mesazh i fortë ndryshimi por 15 Maji do të instalojë llogaridhënien në nivel vendor dhe do të garantojë llogaridhënien edhe në nivel kombëtar”

Advertisement

 

Sipas Metës, qeveria po përdor çdo mekanizëm për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, duke përfshirë edhe shpërndarjen e shpërblimeve në 31 dhjetor.

 

“Pilulë elektorale pa impakt real në zbutjen e krizës së çmimeve dhe kostos së jetesës.”

Advertisement

 

Gjatë komunikimit me gazetarët, Meta ka shmangur komentet për fotot e ministres Elisa Spiropali me deputetin e Partisë se Lirisë në Shkodër, Agron Cela.

 

 

Advertisement

“Nuk kam asnjë koment për lajmet e shpikura dhe të porositura nga Rilindja. Nuk jam shqetësuar dhe nuk shqetësohem kurrë për merkatot e rilindjes. PL do të jetë fakto vendimtar për të realizuar këtë ndryshim që presin qytetarët shqiptarë nga Tropoja deri në Sarandë dhe do jetë faktor vendimtar për kandidatët e opozitës dhe super kandidatët në Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe kudo tjetër.”

 

Ndërsa ka folur për fitoren e opozitës në zgjedhje, Meta ka akuzuar grupin e drejtuar nga Alibeaj se nëse nxjerrin kandidat në zgjedhje tregojnë se janë peng të kryeministrit Edi Rama.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy