Protesta/ Ilir Meta: Rilindja ka vetëm një axhendë: Vidh, shpopullo, shkombëtarizo

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta/ Ilir Meta: Rilindja ka vetëm një axhendë: Vidh, shpopullo, shkombëtarizo

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë fjalën në protestën që po mbahet përpara kryeministrisë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

 

 

Meta e nisi fjalën e tij me përshëndetje për kreun e PD, Sali Berisha dhe vijoi me akuza ndaj kryeministrin Rama për të cilin tha se do të shkojë përpara drejtësisë me firmat e tij.

Advertisement

 

 

Ish-Presidenti iu drejtua qytetarëve duke iu thënë se vetëm ata kanë të drejtë ta shporrin kryeministrin.

 

Advertisement

 

 

”Jeni ju që mbani këtë vend në këmbë me mundin, djersën dhe sakrificat e panumërta që beni.  Jeni ju, që keni të drejtë t’i kërkoni llogari deri në një qeverisë për gjithshka, sepse jeni ju që e mbani qeverinë dhe shtetin me taksat që paguani. Jeni ju që keni të drejtën të largoni Qeverinë kur drejtuesit e saj grabisin, vjedhin dhe shesin atdheun siç bëjnë Rama dhe Rilindja.

“Rilindja” që ka vetëm një axhendë:  “Vidh – Shpopullo – Shkombëtarizo”

Advertisement

Rilindja në 10 vite bëri të kundërtën e premtimeve që erdhi në pushtet.   Premtoi qeverisje me duar të pastra dhe transparente dhe sot jemi vendi i parë në Europë për korrupsion dhe i dyti në botë për rryshfet.  Shtëpia e tyre e parë nuk është Shqipëria, por offshoret ku kanë fshehur lekët tuaja, nën emrin e tyre dhe të miqve të tyre. Premtoi 300 mijë vende të reja pune, por dëboi mbi 740 mijë shqiptarë. Shqipëria ka numrin më të madh të të burgosurve në vend dhe jashtë vendit. Po kështu, Tirana është kryeqyteti i parë në botë, për numrin e gjobave që u vihen qytetarëve.”- tha Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy