Meta akuzon Ramën për “vulën”/ “Është në panik nga opozita e bashkuara”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta akuzon Ramën për “vulën”/ “Është në panik nga opozita e bashkuara”

“Atentat ndaj pluralizmit politik” e ka cilësuar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vendimin e Gjykatës së Apelit, që i hoqi të drejtën e vulës dhe logos Sali Berishës, duke i dhënë mundësi grupimit të Enkelejd Alibeajt, të regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 

ILIR META

 

Advertisement

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

Cilido që të jetë vendimi i Edi Ramës atij do t’i kthehet në boomerang . Pra e gjitha është një lojë e tij që tregon panikun përballë opozitës së bashkuar, e cila është tërësisht e përgatitur për këtë ituate dhe do t’i përgjigjet në mënyrën më adecuate kësaj tentative, këtij atentat ndaj pluralizmit politik që s’ka të bëjë vetëm me një parti por njëkohësisht ka të bënë me pluralizmin politik kur aventurieri Edi Rama mendoi se mund të luajë në këtë mënyrë me vulën e një partie mendoni se çfarë bën me atë të hipotekave, por drejtësia nuk heton se pse pas tyre fshihet Edi Rama.

 

Advertisement

Ilir Meta u shpreh i bindur, se opozita e bashkuar do të triumfojë në 14 maj.

 

ILIR META

 

Advertisement

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

Kandidatë e primareve janë të opozitës së bashkuar dhe të vërtetë, prandaj do të jenë kandidatë fitues dhe gëzojnë përkrahjen tonë dhe në 14 madhe dhe Korça do të hyjë në rrugë e ndryshimit.

 

Advertisement

Teksa prezantoi kandidatët për këshilltarë bashkiakë në Korçë, kreu i Partisë së Lirisë tha se emrat që do të garojnë në 14 maj, janë vetëm ata të dalë nga procesi i primareve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy