Bëni Like Struga.info në Facebook


Meta: Basha e do vulën e PD për të vijuar pazaret me Ramën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta: Basha e do vulën e PD për të vijuar pazaret me Ramën

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka “shpërthyer” ashpër ndaj Lulzim Bashës, duke e akuzuar këtë të fundit se po uzurpon PD-në për të bërë biznes me Edi Ramën.

 

Në Quo Vadis, Meta tha se gjykata është shprehur për PD-në, por sipas tij nuk është lejuar nga Rama regjistrimi i këtij vendimi.

 

Advertisement

Kreu i PL-së shton më tej se çdo përpjekje për të bllokuar regjistrimin e PD të vërtetë do t’i rikthehet në bumerang regjimi mafioz dhe do të forcojë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje.

 

Këtu problemi është me Lulzim Bashën i cili vazhdon të jetë në xhepin e Edi Ramës. Të gjithë shqiptarët dhe demokratët e dinë që ai ka dhënë dorëheqjen dhe kjo dorëheqje nuk ekziston në asnjë institucion shtetëror, i cili kërkon të uzurpojë vulën e PD që të vazhdojë pazaret personale me Edi Ramën. Gjykata është shprehur për PD dhe Edi Rama nuk ka lejuar që të regjistrohet vendimi i gjykatës.

 

Advertisement

Kjo është një gjë shumë e qartë  dhe kjo histori është e kthjellët për këdo qytetar të Shqipërisë. Çdo përpjekje për të bllokuar regjistrimin e PD të vërtetë do t’i rikthehet në boomerang këtij regjimi mafioz dhe do të forcojë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje, jo vetëm për t’i dhënë fund këtij uzurpimi 100% të pushtetit vendor”, tha Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy