Berisha akuzon Ramën për Thaçin/ Por kreu i PD është pro përballjes së ish-Presidentit të Kosovës me Gjykatën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha akuzon Ramën për Thaçin/ Por kreu i PD është pro përballjes së ish-Presidentit të Kosovës me Gjykatën

Kryetari i PD Sali Berisha komentoi kërkesën e kryeministrit Edi Rama drejtuar asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës.  Nga Vau i Dejës Berisha përsëriti akuzën se përgjegjës për arrestimin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi është vetë shefi i qeverisë Edi Rama, por duke kërkuar që Thaçi të përballet me gjykatën e Hagës.

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

Advertisement

 

“Ishte sot në Këshillin e Europës, mbajti fjalimin. Ju ngrit përfaqësuesi i Rumanisë, tha jemi asamble parlamentare, nuk jemi prokurori. I tha pse ke frikë nga hetimi. Nëqoftëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkaku kryesor janë qëndrimet e Edi Ramës që vraponin për të bllokuar gjykatën. Gjykata nuk bllokohet, dhe sot sërish bëri skandali në Këshillin e Europës dhe u ngrit tjetri dhe i tha që ke gabuar adresën, “këtu nuk jemi prokurori, jemi deputetë”.”

 

Advertisement

Gjatë takimit me banorët e Vaut të Dejës, Berisha akuzoi qeverinë për situatën e vështirë ekonomike.

“Prokurimet, tenderat që të gjitha janë në fondin limit maksimal. Është e tëra pazar. Ndërtuesi thirret dhe i thuhet me sa e ndërton ti këtë rrugë, ai thotë me 60% jam në rregull, e ndërtoj dhe kam edhe fitim. Atëherë këtë 40% do e marrësh dhe do të ma kthesh mua. Dhe të gjitha punimet dalin me çmime stratosferike. Në vend që të rriten pensionet, rrogat tuaja, të subvencionohen prodhimet tuaja, paratë përfundojnë në xhepat e qeveritarëve dhe zyrtarëve.”

 

Advertisement

Sipas Berishës, çështja e inceneratoreve tregon nivelin e korrupsionit të qeverisjes socialiste.

“E patë hetimin që bëtë. E morën deputetin socialist Alqi Bllako, ishte sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, njeriu i firmës, e vunë nën hetim për çmimin e truallit dhe tani e dërguan në shtëpi. E liruan. Po pse, sepse ai tha o më lironi ose do të flas. Ka ndërhyrje të fuqishme nga qeveria për lirimin e tij. “

Advertisement

 

Berisha u bëri apel demokratëve që në këto kushte të bashkohen, në mënyrë që opozita të fitojë zgjedhjet e ardhshme vendore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy