Nxorën vajzën nuse nga çadra/ Berisha në familjen e të prekurit nga tërmeti, akuzon Ramën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nxorën vajzën nuse nga çadra/ Berisha në familjen e të prekurit nga tërmeti, akuzon Ramën

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar sot një vizitë në Bubq të Fushë Krujës, në familjen e Martin Jakut, të cilit iu shemb banesa nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës dhe që pak ditë më parë nxori vajzën nuse nga çadra.

 

Berisha e cilësoi si shpresë daljen e vajzës nuse, ndërsa hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

 

Advertisement

Kreu i PD-së tha se Rama është i pashpirt, ndërsa deklaroi se do bëjë gjithçka për ta ndihmuar këtë familje.

 

Jam prekur shumë nga ato rrethanat, por përsëri nusja është shpresë. Ju më përmalluat juve, kur pashë gjendjen tuaj. Do të bëjmë gjithçka për të ju ndihmuar. Natyrisht ndihmën më të madhe do ta japim pasi të heqim qafe këtë qeveri të pashpirt, e cila ka marrë nga Europa dhe donatorët mbi 1 miliardë euro dhe i kanë shpërdoruar dhe përvetësuar. I kanë shpërndarë sipas qejfit dhe jo sipas nevojës.

 

Advertisement

Urdhëroni, ja ku është nevoja këtu dhe se ku jetonte motra infermiere, në kushte të pabesueshme dhe ku jetoni ju, në një kohë kur mundësitë kanë qenë të plota për të rindërtuar çdo banesë të dëmtuar, pasi BE-ja i dha fondet. Vendet mike i ndihmuan shqiptarët, por këta u vërsulën si të pangopur në përvetësimin, abuzimin, shpërdorimin, blerjen e votave”, theksoi Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy