Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Quo Vadis” në Vizion Plus me Pranvera Borakajn se popullariteti ndaj tij është rritur.

Meta, përballë kryeredaktrorit të Vizion Plus Roland Zili dhe analistit Mentor Kikia, ka sfiduar hapur Altin Dumanin dhe e ka ftuar që të dalin të dy në rrugë, për të parë se kush ka më shumë mbështetje.

Ku e patë ju që më është ulur publiciteti? Popullariteti më është rritur. Ku e di ti që populli dashka më shumë Dumanin se mua? Ja ku jam. E ftoj të vijë. Të dalim në rrugë të dy dhe të shohim kë duan më shumë njerëzit“, tha ndër të tjera Meta./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";