Ilir Meta sulmon sërish Altin Dumanin: S’më arreston mua as ti e as amerikanët, edhe nga burgu do t’ju shpërbej si celulë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ilir Meta sulmon sërish Altin Dumanin: S’më arreston mua as ti e as amerikanët, edhe nga burgu do t’ju shpërbej si celulë

Pas reagimeve të KLP dhe Ambasadës Amerikane, të cilët kanë dënuar sulmet e Metës nga kreut të SPAK Altin Dumani, kryetari i Partisë Lirisë  në një konferencë për mediet sot ka vijuar sërish me deklaratat e forta.

Ai e ka quajtur “legen” kreun e SPAK, Altin Dumanin dhe ka deklaruar se kryeproikurori ka dërgua njerëz ta bindin që të largohet nga Shqipëria.

Meta: Mbështes deklaratën e ambasadës së SHBA, mbështes akoma më fuqishëm, KLP quhet ajo? KLP është krijuar mbi bazë të emërimeve të bëra nga Arta Marku që u bë prokurore e përgjithshmë në dhunim të Kushtetutës. Vijmë tek Dumdumani. Kërkoj ndjesë prokurorëve të SPAK që nuk janë si ai, sepse unë e kam thënë dhe më parë, e kam thënë dhe për Berishën që te SPAK ka Dumduman, ka dhe prokurorë që luftojnë krimin, korrupsionin. Po i them tani Dumdumanit, tre herë me një gazetare të del emri te Metamorfza, ke përmendur emrin tim. Ke çuar dhe njerëz që të më mbushin mendjen që të ik nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë? Çfarë prokurori je ti? Gjemon vjehrrën time ti, të marrësh peng familjen tijme, partinë time që t’ia çosh atij tarrallakut? Pse nuk nxorëm mësime me Lulushët ne, që të lëmë Lulushët këtu? Ilir Meta nga burgu do të ta shpërbëjë atë celulë krimale./vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy