Presidenti Ilir Meta priti këtë të martë në takim drejtoren Ekzekutive të Qendra “Konsumatori Shqiptar”, Ersida Teliti.

 

Kreu i shtetit u shpreh se ndanë disa vlerësime lidhur me shqetësimin e bërë publik, për vendimet jo transparente dhe abuzuese, siç i quan ai, të institucioneve financiare jo banka, për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të konsumatorëve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Zonja Teliti më njohu më konkretisht me veprimet e parregullta të ndërmarra, në mungesë të plotë të transparencës dhe dijenisë për këto detyrime financiare, që po shkaktojnë një tronditje të rëndë ekonomike, sociale dhe psikologjike, duke cënuar cilësinë e jetës së shumë familjeve shqiptare. E sigurova se do të ndërmarr të gjitha nismat e duhura, në bashkëpunim me Bankën Qendrore dhe institucionet e niveleve të tjera, në respekt dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve, për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të arsyeshme, gjithmonë në interesin e konsumatorëve shqiptarë”, u shpreh Meta.