Meta: Shumica e medieve shqiptare, nën kontrollin e oligarkisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta: Shumica e medieve shqiptare, nën kontrollin e oligarkisë

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, presidenti Ilir Meta bëri një panoramë të situatës ku ndodhet media shqiptare, sipas tij.

 

Meta deklaroi në rrjetet sociale se një pjesë e mirë e medieve janë nën censurë dhe se gazetarët kërcënohen. Ai inkurajoi gazetarët të kryejnë detyrën e tyre.

 

Advertisement

“Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit i gjen shumicën e mediave shqiptare nën censurën e qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë. Fondet publike dhe burimet e dyshimta financiare vazhdojnë të përdoren gjerësisht për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien. Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar, së bashku me censurën dhe autocensurën. Liria e medias është thelbësore për demokracinë. Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre. Ata duhet të ndihen të sigurtë dhe të kenë qasje të plotë në informacionin që i shërben interesit publik, pa pritur që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste. Pseudo-liritë prodhojnë vetëm regjime me pseudo-demokraci! 🇦🇱

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy