Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igi Hasani ka zhvilluar një takim me homologët e tij të Spanjës, Francës, Kazakistanit, gjatë takimit të 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së.

 

Në një postim në rrjetin social, Hasani shkruan se në fokus të diskutimit të tyre ishte forcimi i partneritetit për adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë takimit të 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së, pata disa takime dypalëshe me kolegët dhe homologët e mi José Manuel Albares , Dominique Hasler , Laurence Boone , dhe Murat Nurtleu .

 

Shkëmbyem mendime për të përmirësuar më tej bashkëpunimin politik dhe ekonomik, duke u fokusuar në nisma konkrete të cilat do të kenë ndikim pozitiv për njerëzit dhe vendet tona.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mirëpresim të punojmë ngushtë së bashku për të forcuar akoma edhe më tej partneritetet tona në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, duke punuar krah për krah për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë.