Igli Hasani takon homologun britanik/ Zbardhen diskutimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Igli Hasani takon homologun britanik/ Zbardhen diskutimet

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Britanisë së Madhe.

 

Në fokus të diskutimit mes dy zyrtarëve të lartë, ka qenë trajtimi i emigracionit të paligjshëm dhe investime e përbashkëta mes dy vendeve.

 

Advertisement

“Në margjinat e Samitit të Procesit të Berlinit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe homologu i tij Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly diskutuan rëndësinë e ruajtjes së bashkëpunimit dhe sigurisë rajonale.

 

Te dy homologët rikonfirmuan angazhimet e përbashkëta për të trajtuar migracionin e paligjshëm dhe për të krijuar mundësi të reja për investimet britanike dhe shqiptare”, njofton MEPJ.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy