Ministrja Gjermane për Europën dhe klimën, Anna Luhrmann ndodhet sot për një vizitë në Shqipëri.

 

Gjatë konferencës për shtyp, ajo ka thënë se Gjermania është angazhuar për nisjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas ministres gjermane, janë bërë hapa përpara në këtë drejtim dhe kanë marrë sinjale pozitive nga Bullgaria, e cila ka vendosur veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe po pengon këtë proces.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për ne është e një rëndësie thelbësore për të ecur në këtë rrugë në nisje e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kemi marrë sinjale pozitive nga Bullgaria dhe do të mundohemi të gjejmë në një moment sa më shpejt të mundshëm zgjidhjen më të përshtatshme”, tha ministrja gjermane.