Sinjale pozitive nga Bullgaria! Kryeministri: Do ndryshojmë qëndrim ndaj Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sinjale pozitive nga Bullgaria! Kryeministri: Do ndryshojmë qëndrim ndaj Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i ri i Bullgarisë ka sinjalizuar se Sofja do t’i japë fund pengimit të Maqedonisë së Veriut në integrimin europian, sapo qeveria e tij e re të marrë detyrën në javët e ardhshme.

 

Në një intervistë për “Financial Times”, ai u shpreh se do të propozohet një proces i ri ndaj Maqedonisë së Veriut, që sipas tij do të jetë më e shpejtë. Kirik Petkov deklaroi se ky proces do të mbyllet brenda 6 muajve.

 

Advertisement

“Ne jemi në anën e duhur të politikave të NATO-s dhe BE-së, 100 për qind. Do të propozojmë një proces të ri për Maqedoninë e Veriut. Do të jetë shumë i shpejtë dhe me një afat kohor vetëm për 6 muaj. Do të përdorim grupe të punës për të gjetur zgjidhje si aktivitete të përbashkëta ekonomike, infrastrukturore, kulturore dhe historike Sapo vendosim të mirat në tryezë, diskutimet për kompromise janë shumë më të lehta”, theksoi Petkov.

 

Kjo deklaratë është një sinjal pozitiv edhe për Shqipërinë, e cila për shkak të vetos së vendosur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, mbahet pezull vendosja e një date për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për integrimin në BE.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy