“Financial Times”: Petkov jep sinjale për fundin e pengesave ndaj Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Financial Times” njofton se kryeministri i ri bullgar Kirill Petkov jep shenja që Sofja do t’i jep fund obstruksioneve për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, pasi qeveria e tij të merr detyrën.

“Ne jemi njëqind për qind për politikën e NATO-s dhe BE-së. Ne do të propozojmë një qasje të re për Maqedoninë e Veriut dhe ajo duhet të bëhet në një periudhë të shkurtër kohore, jo më shumë se gjashtë muaj”, tha Petkov në një intervistë për “Financial Times”.

“Financial Times” komenton se kthesa vjen pasi Bullgaria vuri veton ndaj negociatave të pranimit të fqinjit të saj në BE, vitin e kaluar, për shkak të kontesteve mbi historinë dhe mosmarrëveshjet e identitetit. Kritikët më pas akuzuan Bojko Borisovin se iu drejtua nacionalizmit për të larguar vëmendjen nga protestat mujore kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend.

Petkov tha për Edicionin Ekonomik Amerikan se qeveria e re do të vendos një bazë të re për bisedimet me Maqedoninë e Veriut.

Advertisement

“Ne do të përdorim grupet punuese për të gjetur zgjidhje për çështjet si aktiviteti i përbashkët ekonomik, infrastruktura, kultura dhe historia”, tha Petkov.

“Financial Times”: Petkov jep sinjale për fundin e pengesave ndaj Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy