Qeveria ka miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që u mblodh këtë të mërkurë aktin normative për ndryshimet në buxhetin e 2023-shit.

 

Pas përfundimit të mbledhjes, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete  u shpreh se ky akt parashikon rritje të planit vjetor të të ardhurave me 7.4 miliardë lekë, si dhe rishpërndarje të 46 miliardë lekësh me synim përshpejtimin e projekteve me performancë pozitive dhe nxitjes së rritjes ekonomike. Mete theksoi se nëpërmjet aktit normative, mbështetet procesi i rindërtimit me afro 12 miliardë lekë me synim avancimin dhe përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sot në mbledhje miratuam aktin normativ për  ndryshimet e buxhetit 2023. Parashikon rritje të planit vjetor të të ardhurave me 7.5 mld lekë. Rishpërndahen 46 mld lekë me synim përshpejtimin e projekteve me performancë pozitive dhe nxitjes së rritjes ekonomike.

 

Nëpërmjet aktit normative mbështetet procesi i rindërtimit me afro 12 mld lekë më synim avancimin dhe përmbylljen sa më shpejtë të këtij procesi. Alokohen 1.8 mld lekë për skemën e naftës dhe skemat e mbështetjes së fermerëve që disbursimi I tyre të bëhet deri në fund të vitit”, u shpreh ministri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";