Elton Haxhi: Programi i PD gërryen buxhetin e shtetit. Ul me 60 mld lekë të ardhurat!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Elton Haxhi: Programi i PD gërryen buxhetin e shtetit. Ul me 60 mld lekë të ardhurat!

Me sloganin “Shqipëria fiton”, demokratët kanë prezantuar vetëm pak ditë më parë programin ekonomik me të cilin do u drejtohen shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit. Qëllimi, tha kryedemokrati Lulzim Basha në prezantimin e tij, është rimëkëmbja e ekonomisë. Disa nga pikat kryesore të këtij programit, për të cilin Basha tha se janë dashur 2 vite për ta hartuar, është hapja e 110 mijë vendeve të punës, rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë në 36 mijë lekë, (edhe pse më herët kishte premtuar se do e bënte 400 euro), 3 mijë lekë në muaj për bebet për 5 vitet e para të jetës.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Elton Haxhi u shpreh se programi i PD gërryen buxhetin e shtetit. Sipas tij, ky program ul me 60 mld lekë të ardhurat.

Kalove një tërmet, kalove një pandemi… në një moment rimëkëmbje, ky program do ta çojë bga 82 në 86.

Sa do jetë rritja ekonomike sipas këtij program?

Advertisement

Ilir Kalemaj: Jorida Tabaku htoshte me 5.5%

Elton Haxhi: Aq e ka edhe Ministria e Financave, 5.5 e ka për 2021-in… edhe FMN-ja. Po, nuk del dot mbi 5.5, sepse e ka certifikuar FMN-ja, kështu që s’ka shance, sikur çfarëdo program të bëjë. Kështu që kjo është komplet e pabazuar në shifra dhe nuk ka institucion ndërkombëtar që ta certifikojë me këtë gropë 60 mld që vjen nga të ardhurat tatimore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy