Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se Turqia mbetet një partner i rëndësishëm në trajtimin e çdo sfide të re të emigracionit  në Evropë.

“Ne e konsiderojmë dhe unë si kryeministër i Greqisë e konsideroj Turqinë një partner në menaxhimin e problemit të emigracionit dhe unë kam pasur një diskutim shumë të hapur me Presidentin Erdogan, dhe kemi rënë dakord që është e rëndësishme që të mbajmë refugjatët dhe emigrantët potencialë sa më afër vendit të tyre. Ne e mbështesim Turqinë për të adresuar këtë problem. Nga ana tjetër, unë duhet të theksoj se ne nuk do të kemi një përsëritje të asaj që e pamë në vitin 2015”.

Ai shtoi se Bashkimit Evropian i mungon një politikë kohezive në trajtimin e cështjes së emigrantëve.

“Për sa i përket çështjes kryesore të miratimit të një politike evropiane për politikat e azilit është e dukshme se nuk nuk ia kemi dalë ende mbanë. Ne kemi nevojë për rregulla të përbashkëta në lidhje me azilin. ’’

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngjarjet që po ndodhin  në Afganistan kanë nxitur frikën për një krizë të re emigrantësh.

Ardhjet e emigrantëve në Greqi, qoftë nga toka ose nga deti, në përgjithësi janë ngadalësuar që nga viti 2016, kur BE -ja ra dakord për një marrëveshje me Turqinë për të frenuar flukset në këmbim të mbështetjes financiare.

Greqia dhe shtetet e tjera të jugut të BE ,vende të cilat përballojnë më shumë emigrantë janë ankuar tashmë prej kohësh për mungesën e mbështetjes nga koleget e shteteve të pasura. BE-ja ka premtuar edhe 276 milionë euro për kampe të reja emigrantësh në ishujt grekë të cilat përballojnë flukset nga Turqia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";