Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën e mjekut për“legalizimin e bakshishit”. Duke e quajtur të turpshëm këtë propozim, kreu i qeverisë theksoi se kjo dëshmon se lëvizja antikorrupsion në të gjitëh sistemin ka filluar të ndiehet edhe më thellë.

 

“Një mjek që kërkonte legalizimin e ryshfetit. Është vërtet mbresëlënës për nga niveli i kurajos dhe për nga paturpësia e propozimit. Patjetër që niveli i shpërblimit të mjekëve duhet rritur dhe ne do ta rrisim ashtu sikundër e kemi rritur. Është një zotim që ne e kemi bërë që pagat për bluzat e bardha të rriten 40%. Të paguhen edhe sipas mundit, volumit dhe cilësisë së shërbimit që bëjnë individualisht.  Të thuhet që ka ardhur koha të legalizojmë ryshfetin është vërtet një mesash kuptimplotë për domosdoshmërinë e lëvizjes antikorrupsion në të gjithë sistemin tonë shtetëror që ka filluar të ndihet edhe më thellë. Nuk mund të ketë barazi për të gjithë bluzat e bardha se ‘të gjithë janë njësoj’ dhe të gjithë fusin duart në xhepat e pacientëve. Kjo nuk është e vërtet”, tha Rama.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";