Rritet niveli i ujit të lumenjve në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Niveli i ujit të lumenjve sot në mëngjes, lidhur me mesataren për muajin gusht është rritur dyfish, ndërsa pothuajse tre herë më shumë është rritur niveli i Lumit Vardar tek Jegunovce dhe Veles. Nën nivelin e mesatares është vërejtur ulje tek lumenjtë Drini i Zi prej 4 centimetrave, Strumicë 31 centimetra, Lepenec-8 centimetra dhe Kriva Reka 6 centimetra.

Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike presin edhe nesër niveli i lumenjve të jetë përafërsisht në matjet e sotme.

Niveli i Liqenit të Ohrit në krahasim me ditën e djeshme është i pandryshuar dhe është në kufi me mesataren për muajin gusht. Liqeni i Prespës është ulur për 2 centimetra, ndërsa niveli i Liqenit të Dojranit është rritur për 3 centimetra në krahasim me mesataren për këtë muaj.

Rritet niveli i ujit të lumenjve në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy