Shkarkohet nga detyra prokurorja e Tiranës, Alketa Zifla. Vendimi u mor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit këtë të mërkurë.

Komisioni me në krye Etleda Ciftjen, Pamela Qirkon dhe Xhensila Pinen gjatë relacionit 2 dytë më parë konstatoi përfitimin e një kredie të butë  nga ana e Prokurores në Bashkinë e Fierit, ndërkohë që kishte vendosur mosfillimin e hetimit mbi zyrtarët lokalë që akuzoheshin për shpërdorim detyre në ndarjen e banesave sociale.

Gjithashtu KPK evidentoi kryerjen e veprimeve fiktive për përfitimin e kredisë, për të cilat prokurorja Zifla tha se kanë qenë të diktuara nga kushtet financiare dhe për strehimin e fëmijëve.

Prokurorja Zifla u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, shkruan Birn.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Alketa Zifla nisi punë në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe ka punuar fillimisht si prokurore në Prokurorinë e Tepelenës. Në vitin 2008, ajo u emërua prokurore në Fier, ndërsa në 2013-ën u transferua në prokurorinë e Tiranës.

Në 2017 u emërua shefe e kabinetit nëPorkurorine e Përgjithshme dhe pas largimit nga detyra të Arta Markut ajo u kthye në Prokurorine e Tiranës.