Prokurorja Lençe Ristoska nuk u avancua në Prokurorinë e Lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurorja Lençe Ristoska e cila udhëhoqi lëndën kryesore të ish-PSP-së, “Shënjestra-Fortesa” për përgjimin masiv me çka Sasho Mijallkov u dënua me 12 vite burg, nuk e mori përkrahjen e Këshillit për Prokurorë Publik për avancim.

Ristoska ka konkurruar për prokurore në Prokurorinë e Lartë Publik, por nuk kishte mjaftueshëm vota që të zgjidhet.

Përveç lëdnës me përgjim masiv, Ristoska e udhëhoqi lëndën për financimin ilegal të OBRM-PDUKM-së Ajo mbajti konferencën e parë menjëherë pas formimit të PSP-së, ndërsa pas arrestimit të Katica Janevës, ajo përfaqësonte institucionin deri në shuarje.

Nga prokurorët e PSP-së, avancim nuk fitoi as Ljubomir Lale i cili ka konkurruar për prokuror në Prokurorinë e Lartë për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Advertisement

Në Prokurorinë e Lartë nuk i zgjodh as prokurori Darko Jakimovski i cili udhëheq me lëndën për aksidentin në “Laskarci” dhe përfaqësonte aktakuzën për tentim vrasjen e deputetit Ziadin Sela./Telegrafi/

Prokurorja Lençe Ristoska nuk u avancua në Prokurorinë e Lartë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy