Vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte te qendrueshme atmosferike, nen prezencen e vlerave normale te presionit dhe masave ajrore te nxehta.

 

Moti parashikohet i kthjellët ne pjesen me te madhe te territorit dhe me alternime vranësirash në relievet malore lindore ne mesdite. 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati juglindjes-jugperendimit me shpejtësi mesatare 1-7m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen me rritje të lehtë në te dyja vlerat, duke shenuar vlera nga 18 grade celcius në mëngjes deri në 39 grade celcius në vlerat e mesditës.

Rajoni i Ballkanit parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.