I nxehti “afrikan” do të mbërthejë sot vendin, ja sa do të shkojnë temperaturat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I nxehti “afrikan” do të mbërthejë sot vendin,  ja sa do të shkojnë temperaturat

Vendi ynë do të ndikohet sot nga depërtimi gradual i masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

 

Moti pritet të jetë i kthjellët si dhe me alternime vranësirash kalimtare në relievet malore, në lindje të territorit dhe në pjesën jugore.

 

Advertisement

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim 1-8m/s, e hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat do të regjistrohen nga 16 gradë celcius në ato minimale, deri në 38 gradë celcius në ato maksimale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy