Kujdes! Bien temperaturat, rikthehen shirat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kujdes! Bien temperaturat, rikthehen shirat

Dita e premte në vend do të nisë me mot të kthjellët, por me kalimin e orëve vranësirat do të vijnë në zhvillim.

 

Vranësirat do të jenë më të dendura në pjesën veriore të vendit. Në këto zona, në mesditë parashikohen reshje shiu, përkohësisht dhe në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë nga veriperëndimi 1 deri 8m/sek. Në zonat me reshje dhe në bregdet, përkohësisht deri 13m/sek. Deti do të jetë i forcës 3 ballë. Temperaturat do të regjistrojnë 8 deri 28 gradë Celcius.

 

Advertisement

Pjesa bregdetare e Ballkanit, si dhe gadishulli i Peloponezit do të ndikohen nga moti me diell. E kundërta, do të ndodhë në verilindje e lindje të tij kur në orët e mesditë do të kthehen reshjet e përkohshme.

 

Sa i përket kontinentit Europian, në pjesën më të madhe të tij do të ndikojnë vlerat e larta të presionit atmosferik e për pasojë dhe mot me diell e vranësira të pakëta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy