Nga e diela rikthehen shirat/ Meteorologët: Javën e ardhshme rriten temperaturat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga e diela rikthehen shirat/ Meteorologët: Javën e ardhshme rriten temperaturat

Pas disa ditëve me diell, të dielën në mbrëmje rikthehen reshjet e shiut kryesisht në veri e veriperëndim të vendit. Por sipas sinoptikanëve ato nuk pritet të zgjasin shumë.

 

“Nga e diela në mbrëmje rikthehen reshjet e shiut në territor, në veri dhe veri perëndim. Mesdita e ditës së hënë do të jetë me reshje mesatare në të gjithë territorin. Ndërsa në javën që vjen do të ketë rritje temp deri ne 16 gradë”, tha meteorologu Hakil Osmani për “Vizion Plus”. 

 

Advertisement

Ndërsa në javën e tretë shkurtit pritet sërish rikthimi i reshjeve. Meteorologët parashikojnë që nga rritja e temperaturave në ditët e ardhshme do të ketë shkrirje të dëborës, çka do të sjellë shtim të prurjeve të lumenjve.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy