Kthjellime e vranësira të lehta, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kthjellime e vranësira të lehta, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Vendi parashikohet të jetë në një zonë të ndërmjetme masash ajorore. Në pjesën perëndimore të Mesdheut do të ndikoje anticikloni dhe në Ballkanin Lindor do të mbetet ndikim i ciklonit me qendër që do të drejtohet për në Detin e Zi.
Kështu në vend priten kryesisht kthjellime e vranësira. Këto, hera-herës do të marrin zhvillim kryesisht në pjesën malore dhe kodrinore të vendit. Në këto zona, në orët kur temperaturat do të arrijnë maksimumin e tyre, parashikohen lokalisht reshje shiu me shtrëngata breshëri dhe rrufe. Kjo situatë do të mbartë me vete në këto orare dhe zagushi, pasi dhe temperaturat do të vijnë në rritje.
Era përgjithsisht do të fryjë në juglindje dhe veriperëndim e lehtë dhe në bregdet e pëgjatë luginave në mesditë do të vijojë me forcë mesatare dhe deri të vrullshme gjatë ditës së henë e të martë. Valëzimi në dete 3 deri 4 ballë deri ditën e martë. Më tej deti i qetë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy