Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar disa probleme dhe në Kukës. Raportohet se është bllokuar rruga Bajram Curri-Fierzë, ku ka pasur rrëshqitje gurësh. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre.

 

Nga bashkitë Kukës Tropojë e Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente. Strukturat përgjegjëse të EC-së së bashkive me kapacitet e tyre janë në gatishmëri për ndërhyrje. Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës. Ka disa probleme me energjinë elektrike në disa zona.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë Qarkun Kukës, përveç Njësisë Administrative të Zapodit, Shishtavec, Topojan, Tërthore, Kolsh, Surroj dhe Malzi bashkia Kukës, fshatrat Perollaj, Bardhaj, Helshan Kosturr; Njësia Administrative Golaj, fshati Myç-Has; Njësia Administrative Gjinaj bashkia Has, fshatrat Zogaj Kepenek, Kam, Radogosh, Berishë dhe Çorraj; Njësia Administrative Bytyq bashkia Tropojë.

Grupet e punës të OSHEE -së po punojnë për kthimin në normalitet të rrjetit elektrik të dëmtuar.