Moti i keq/ Probleme në rrugët rurale të qarkut të Kukësit, rrezikohet një urë nga prurjet e larta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti i keq/ Probleme në rrugët rurale të qarkut të Kukësit, rrezikohet një urë nga prurjet e larta

I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar.

 

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:

 

Advertisement
  • Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

 

Ka patur rënie inertesh dhe gurësh si dhe bllokime tumbinosh nga subjektet kontraktore është punuar gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre.

 

  • Rrugët bashkia janë të qarkullueshme, përveç rrugës që lidh fshatin Shipshan me rrugën nacionale bashkia Tropojë si rezultat i rrëshqitjes së dherave .

 

Advertisement

Në rrugën që lidh lagjen Balshaj të fshatit Tropojë e Vjetër   si rezultat i prurjeve të mëdha të përroit rrezikohet një urë.

 

Është një urë në fshatin Kepenek dhe një  në fshatin Zogaj të Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë të cilat paraqesin problematika.

 

Advertisement
  • Rezervuaret janë në monitorim në të gjithë Qarkun, përveç rezervuarit në fshatin Zherkë Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë i cili ka shembje dige dhe mbushje në ekstrem si rezultat i prurjeve të medha.

 

Nga bashkia Tropojë janë marrë masat për evakuimin e familjeve të rrezikuara.

 

Furnizimi me energji elektrike është normal përveç fshatrave Pistë, Mgull, Qam dhe Gëdheshtë bashkia Kukës,  fshati Vranisht Nj.Ad Fajza bashkia Has,  fshatrat Dragobi,  Valbonë Nj.Ad Margegaj , fshati Llugaj Nj.Ad Llugaj, fshati Berishë Nj.Ad Bytyq dhe Nj.Ad Lekbibaj bashkia Tropojë.

Advertisement

 

Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy